Nora Gjakova e pafat, lëndimi ia pamundëson të paraqitet në finale
Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit në Baku, pasi në gjysmëfinale ka pësuar një lëndim. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka.
“Në gjysmëfinale mposhti Beurskens në një luftë të fortë por në të cilën Nora zgjati një muskul pas 2 minutash luftë dhe më shumë mund e ruajti epërsinë! Por ia doli të hyjë në finale ku për fat të keq s’do garojë me sugjerimin e mjekut dhe timin!”, ka shkruar Kuka në Facebook. Gjithsesi, ai e ka vlerësuar medaljen e argjendtë në këtë aktivitet. “Medalje me shumë vlerë. Ajo do të jetë bartëse në Lojëra Olimpike me 700 pikët e fituara”, ka shtuar Kuka.
Nora Gjakova mposht serben dhe holandezen, siguron medaljen
Nora Gjakova është kualifikuar në finalen e Grand Slamit të xhudos në Baku. Ajo fillimisht ka shënuar fitore ndaj xhudistes serbe Marica Perishiq në çerekfinale, e më pas doli e suksesshme edhe në gjysmëfinale.
Ndaj serbes ajo realizoi uazari, por më pas hasi në shumë vështirësi për ta mbajtur epërsinë deri në fund.
Ndërkaq, në duelin gjysmëfinal e mposhti holandezen Julie Beurskens, duke u kualifikuar me meritë në finale.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/1068618897686857/