Nora Gjakova arrin në gjysmëfinale

16.12.2023

Kampionia olimpike Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hapur të xhudos që po mbahet në Prishtinë. Nora në çerekfinale e ka mposhtur sllovenen Kaja Kajzer. Deri te fitorja Nora Gjakova arriti me “Wazzari” në kohën shtesë. Xhudistët kosovarë kalojnë me sukses edhe luftërat e dyta Xhudistët kosovarë kanë vazhduar paraqitjen e […]

Nora Gjakova arrin në gjysmëfinale Foto: Ilustrim

Kampionia olimpike Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hapur të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Nora në çerekfinale e ka mposhtur sllovenen Kaja Kajzer. Deri te fitorja Nora Gjakova arriti me “Wazzari” në kohën shtesë.

Xhudistët kosovarë kalojnë me sukses edhe luftërat e dyta

Xhudistët kosovarë kanë vazhduar paraqitjen e tyre të suksesshme në Kampionatin Evropian të hapur në Prishtinë. Dardan Cena ka shënuar fitore të madhe në xhiron e dytë, duke e mposhtur gjermanin Igor Wandtke.

Ai deri te fitorja erdhi me Ippon në kohën shtesë pas një lufte tejet interesante dhe të fortë. Me mjaft vështirësi luftën e dytë e ka kaluar edhe Akil Gjakova, i cili ia doli të mposhtë austriakun Lukas Reiter pas tetë minutave luftë të fortë.

Ndërkohë, Nora Gjakova e ka kaluar me sukses luftën e parë, duke e mposhtur finlandezen Pihla Matikainen, teksa në çerekfinale do të përballet me sllovenen Kaja Kajzer.

Garat e këtij kampionati po transmetohen ekskluzivisht në RTK 1.

Gjakova e Cena e nisin me fitore Evropianin në Prishtinë

Akil Gjakova e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të hapur të xhudos që po mbahet për herë të parë në Kosovë. Ai ka fituar kundër xhudistit kroat Robert Klaçar.

Në përballjen deri në kategorinë shtatëdhjetë e tre kilogramë xhudisti kosovar është treguar më i shkathët, duke kaluar në fazën tjetër. 

Fitore ka shënuar edhe Dardan Cena, i cili e ka mposhtur finlandezin Valtteri Olin. 

Sot në RTK, maratona e xhudos

Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian të hapur të xhudos. Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet sot do të jetë arenë e xhudistëve më të mirë evropianë, teksa Radiotelevizioni i Kosovës do të ketë transmetim ekskluziv dhe maratonik të kësaj ngjarje.

Në orën 10:30 do të nisin garat e raundin preliminar, derisa nga ora 17:30 deri në orën 19:00 do të jetë blloku final.

Dje është hedhur shorti i kësaj gare, ku dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

Kampionati i hapur evropian i xhudos vjen nën komentimin e Arben Berishës dhe Artan Muhaxhirit.