Njoftoi për largimin nga Ballkani, kjo mund të jetë skuadra e re e Visar Berishës

Mbrojtësi i njohur kosovar, Visar Berisha ka njoftuar largimin nga FC Ballkani.

30.12.2021 / Sport

Njoftoi për largimin nga Ballkani, kjo mund të jetë skuadra e re e Visar Berishës
Foto: Kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha

Berisha dje tha se nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Suhareka.

Ai ka njoftuar se nga janari do të bisedojë me klube, pasi deri më 31 dhjetor ka kontratë me Ballkanin.


Megjithatë, burime të GazetaBlic Sport mësojnë se ai mund të jetë një futbollist i skuadrës së Lirisë nga Prizreni.

Burime të tilla kanë treguar poashtu se palët do të takohen dhe mund të ketë një përfundim të shpejtë të marrëveshjes.

Skuadra nga Prizreni po tenton të përforcohet me futbollistë eminentë, për më tepër edhe për faktin se tashmë ka një trajner të ri, Granit Begollin.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *