Njoftime të mira nga Presidenti i AC Milan për tifozët

Paolo Scaroni, Presidenti i klubit italian, AC Milan, është duke insistuar që të blejë një tjetër lojtarë, gjatë afatit kalimtar, nëse Fair-Play, e lejon atë veprim.

Presidenti i Rossonerëve, Paolo Scaroni, ka konfirmuar se klubi do të përpiqet të nënshkruajë një  tjetër emër të madh gjatë afatit kalimtar të verës nëse Fair-Play Financiar e lejon atë.

‘’Elliott Group’’ financoi transferimet e Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek muajin e kaluar, të dy ata kanë bërë ndikime të menjëhershme për Milanin dhe Scaroni shpreson të plotësojë skuadrën me një blerje të tretë të madhe.

“Ne kemi një drejtor ekzekutiv të kalibrit të madh ndërkombëtar, i cili në Angli udhëhoqi Arsenalin dhe në SHBA ishte zëvendës i Major League Soccer”, tha ai për Il Sole 24, përcjell Gazeta Metro.

“Ne kemi ndarë detyrat midis nesh. Ai menaxhon klubin dhe skuadrën, unë jam i përqendruar në më shumë aktivitete italiane: futbolli në të vërtetë është një nga industritë më të mëdha në vendin tonë dhe një nga zemrat rrahëse të shoqërisë sonë’’.

“Këtu duhet të rriten gjëra, një në lidhje me rezultatet sportive dhe rezultatet e tjera financiare’’, tha ndër të tjera Poalo Scaroni.

Ndryshe, Milani aktualisht ndodhet në vendin e katërt në Serie A dhe synon të mbajë një nga pozitat e top-katërshes për të sigurar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshem.

RAPORTO