Një tjetër sukses për Kosovën, Donjeta Sadiku ftohet në Lojërat Evropiane Minsk 2019

23.01.2019

Është arritur një tjetër sukses për Kosovën me anë të sportit, ku Donjeta Sadiku, boksiere i është rezervuar një vend për pjesëmarrje në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21-30 qershor në qytetin Minsk të Bjellorusisë, siç dihet Kosova ka arritur shumë sukses nga sporti, sidomos nga xhduistja, Majlinda […]

Një tjetër sukses për Kosovën, Donjeta Sadiku ftohet në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Është arritur një tjetër sukses për Kosovën me anë të sportit, ku Donjeta Sadiku, boksiere i është rezervuar një vend për pjesëmarrje në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21-30 qershor në qytetin Minsk të Bjellorusisë, siç dihet Kosova ka arritur shumë sukses nga sporti, sidomos nga xhduistja, Majlinda Kelmendi e cila ia sjelli Kosovës tre medalje të artë.

Boksierja Donjeta Sadiku, do të garojë në kategoritë deri në 60 kilogramë, organizatori e kishte konfirmuar Kimitetin Olimpik të Kosovës (KOK) për pjesëmarrjen me ftesë boksierës tonë, e cila ky aktivitet mbahet prej 21-30 Qershor, njoftoi KOK.

Po ashtu, Donjeta Sadiku ishte bërë nënkampione e botës për juniorë në vitin 2015 në Taipei të Tajlandës, ndërsa një vit më pas fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë, kategoria -57 kilogramë.

Në dy vitet e fundit, Donjeta ishte e pafat pasi iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për juniorë në vitin 2017 dhe vitin e kaluar në botërorin e seniorëve.

Kujtojmë që Kosova është paraqitur edhe në Lojërat Evropiane Baku 2015, në të cilat debutoi me medaljen e bronztë të fituar nga xhudistja, Nora Gjakova.

Etiketat

Ofertat e fundit