Një tjetër klub i madh anglez e do yllin e Kosovës, Vedat Muriqin

18.09.2019

Në garë për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është futur edhe skuadra e West Ham Unitedit. Lajmi është bërë me dije nga sajti anglez “90min.com”. Sikurse skuadrat e tjera, edhe West Hami po synon transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë duhet bindur Fenerbahçen që para fillimit […]

Një tjetër klub i madh anglez e do yllin e Kosovës, Vedat Muriqin Foto: Ilustrim

Në garë për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është futur edhe skuadra e West Ham Unitedit.

Lajmi është bërë me dije nga sajti anglez “90min.com”. Sikurse skuadrat e tjera, edhe West Hami po synon transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë duhet bindur Fenerbahçen që para fillimit të këtij edicioni siguroi shërbimet e tij.

Kartoni i Muriqit vlerësohet rreth 50 milionë euro, kurse te Fenerbahçe ai u transferua nga Rizespori për 3.5 milionë euro.