Një tjetër futbollist konfirmon se do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës

22.05.2021

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur dje futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor. Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve. Ai ka […]

Një tjetër futbollist konfirmon se do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës Foto: Ilustrim

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur dje futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.

Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve.

Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën.

Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës.

Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi.