Një hap larg marrëveshjes, gati shkëmbimi mes Juves e Barcelonës

24.05.2020

Marrëveshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës për shkëmbimin e Miralem Pjanic me Arthur mund të arrihet. “Zonja e Vjetër” është gati krejtësisht për një marrëveshje të tillë dhe pret vetëm “ok” nga Barcelona. Pjanic po pret me padurim të realizojë ëndrrën e tij të madhe të luaj në Spanjë dhe Barça e do në skuadër. Problemi […]

Një hap larg marrëveshjes, gati shkëmbimi mes Juves e Barcelonës Foto: Ilustrim

Marrëveshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës për shkëmbimin e Miralem Pjanic me Arthur mund të arrihet.

“Zonja e Vjetër” është gati krejtësisht për një marrëveshje të tillë dhe pret vetëm “ok” nga Barcelona.

Pjanic po pret me padurim të realizojë ëndrrën e tij të madhe të luaj në Spanjë dhe Barça e do në skuadër. Problemi i vetëm i mungesës së marrëveshjes ishte kundërshtimi i Arthur, raporton Telesport.

Braziliani nuk donte të largohej, por Setien ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm. Ai a ka lënë mesfushorin të stërvitet me rezervat duke ia bërë të qartë se nuk e dëshiron në skuadër. Tuttosport shkruan se diçka e tillë e ka tunduar shumë.