Një tjetër afarist në krye të FC Ballkanit

19.06.2021

Klubi suharekas i futbollit FC Ballkani përmes një komunikate ka bërë të ditur që nga sot drejtor menaxhues i klubit do të jetë Shyqyri Hoxha. “Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha – Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të berit biznes ta kultivoj dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar […]

Një tjetër afarist në krye të FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Klubi suharekas i futbollit FC Ballkani përmes një komunikate ka bërë të ditur që nga sot drejtor menaxhues i klubit do të jetë Shyqyri Hoxha.

“Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha – Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të berit biznes ta kultivoj dhe të instalojë në klubin tonë.

Lindi dhe klubi janë dakorduar që s’bashku duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të qojnë klubin në nivele të larta, gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shume shok e kan mbajtur për vite me radhe. Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Ndërsa,në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.