Nisje e mbarë për FC Ballkanin, fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

12.02.2022

Suharekasit të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja fituan me rezultat të thellë 4-1 ndaj klubit futbollistik të Klinës, Dukagjini. U deshën vetëm 16 minuta lojë që vendasit ta gjejnë epërsinë dhe atë e bënë, ku golin e epërsisë e realizoi Meriton Korenica. Me atë tempo të mirë të lojës Ballkani i vazhdoi edhe minutat tjera, […]

Nisje e mbarë për FC Ballkanin, fiton bindshëm ndaj Dukagjinit Foto: Ilustrim

Suharekasit të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja fituan me rezultat të thellë 4-1 ndaj klubit futbollistik të Klinës, Dukagjini.

U deshën vetëm 16 minuta lojë që vendasit ta gjejnë epërsinë dhe atë e bënë, ku golin e epërsisë e realizoi Meriton Korenica.

Me atë tempo të mirë të lojës Ballkani i vazhdoi edhe minutat tjera, ku në minutën e 29-të u dyfishua epërsia, ku për suharekasit shënoi Armend Thaqi për 2-0.

Një lojë të mirë e zhvilloi edhe në pjesën e dytë FC Ballkani, ku në minutën e 63-të u realizua edhe goli i tretë për suharekasit, ku kësaj here nga mesfushoi defensivë, Kushtrim Gashi.

Mysafirët shënuan në minutën e 80-të për 3-1 me anë të Altin Merlakut, por gjashtë minuta më vonë Mevlan Zeka shënoi për 4-1.

Me këtë fitore, Ballkani zë vendin e dytë me 36 pikë sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë, derisa Dukagjini është e teta me 18 pikë.