Nga U11 deri te ekipi i parë, Ballkani në pozitën e parë

29.04.2021

Sukseset e klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit nuk kanë të ndalur. Ekipi i parë në ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës ka shënuar fitore duke u pozicionuar në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 67 pikë. Në ndeshjen e fundit Ballkani është përballur ndaj Llapit duke fituar me rezultat 1-0. Ndërsa përmes një […]

Nga U11 deri te ekipi i parë, Ballkani në pozitën e parë Foto: Ilustrim

Sukseset e klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit nuk kanë të ndalur.

Ekipi i parë në ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës ka shënuar fitore duke u pozicionuar në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 67 pikë.

Në ndeshjen e fundit Ballkani është përballur ndaj Llapit duke fituar me rezultat 1-0.

Ndërsa përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ballkani ka bërë të ditur se të gjitha grupmoshat janë në pozitat e para këtë sezon, kështu duke filluar nga ata U11 deri në ekipin e parë.

“Arritjet e klubit tone nga grup mosha U11 deri te Senioret. Kështu ndërtohet klubi”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.