Nga lamtumira te rinovimi, Muller zbulon të vërtetën

S’ka pak që ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Munich, por Thomas Muller mendonte për lamtumirën deri para pak muajsh.

E ka pranuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit bavarez pas firmës në kontratë.

“Në vjeshtë jam lënë jashtë formacionit titullar në gjashtë ndeshje radhazi”, ka thënë Muller duke iu referuar periudhës kur trajner ishte Kovac. “Ka qenë e vështirë dhe natyrisht më ka bërë të mendoj”.

Fatmirësisht për të, lamtumira e ish-trajnerit dhe zëvendësimi i tij me Fllick ka ndryshuar gjithçka. “Me ndryshimin në stol dhe jë stil të  ndryshëm loje, gjithçka ka shkuar mirë. Jo vetëm që kam luajtur më shumë, por kam arritur të shënoj në ndeshje të ndryshme”.

Në fakt, Muller ka shënuar 10 gola në ëtë sezon, 8 prej  të cilëve me trajnerin e ri.

RAPORTO