Nga Gjilani në Podujevë, të mërkurën Ballkani zhvillon ndeshjen e radhës

28.09.2020

Pas ndeshjës të së dielës në Gjilani, ekipi i Ismet Munishit këtë të mërkurë pritet të udhëtojë për në qytetin e Podujevës ku pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Llapit. Ndeshja e cila pritet të zhvillohet këtë të mërkurë duke filluar nga ora 15:00 i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi i asistuar nga Fatlum […]

Nga Gjilani në Podujevë, të mërkurën Ballkani zhvillon ndeshjen e radhës Foto: FC Ballkani - Seanca stërvitore

Pas ndeshjës të së dielës në Gjilani, ekipi i Ismet Munishit këtë të mërkurë pritet të udhëtojë për në qytetin e Podujevës ku pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Llapit.

Ndeshja e cila pritet të zhvillohet këtë të mërkurë duke filluar nga ora 15:00 i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi i asistuar nga Fatlum Berisha, Gzim Mehmeti dhe Genc Nuza.

Se klubi suharekas mbetet në top formë dhe premtues është dëshmuar në tri ndeshjet e fundit ku rrëmbeu dy fitore të njëpasnjëshme.

Edhe pse ndeshja në Gjilan u përmbyll pa fitues dhe pa gola, megjithatë ishe një ndeshje mjaft interesante dhe me lojë të fortë e me disa raste shënimi nga secila skuadër.