Neymar rikthehet tek Barcelona, kontratë 5 vjeçare

Neymar ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën dhe braziliani është duke u afruar me një kthim të bujshëm në Camp Nou.

Neymar ka qenë i përfolur edhe më herët për një kthim të mundshëm në Barcelonë dhe raportohet tani se të dyja palët kanë përfunduar negociatat e shpejta.

Sipas Sport, ka një marrëveshje verbale pasi oferta e Josep Maria Bartomeu që është president i Barcelonës, është pranuar menjëherë nga Neymar.

Edhe mediat e tjera spanjolle kanë shkruar për këtë lajm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.