Neymar refuzon kalimin tek Real Madrid, Barca dëshira e vetme

Ylli brazilian, Neymar JR, ka tërhequr vëmendjen më të madhe ditëve të fundit, por për fatin e tij të keq, jo për futbollin.

Neymar po akuzohet nga një vajzë braziliane për përdhunim, dhe punët nuk po ecin aspak mirë për yllin e Paris Saint Germain.

Por, anash këtyre ngjarjeve, skuadrat e mëdha evropiane nuk po ndalën së kërkuari shërbimet e tij.

Sipas spanjolles ‘Sport’, Neymar Jr ka refuzuar mundësinë për të kaluar tek Real Madrid.

Lojtari do të preferonte që të kalonte tek ish skuadra e tij, Barcelona, thuhet në raportimet e mediumit spanjoll.

Edhe presidenti Florentino Perez edhe Jose Angel Sanchez kanë provuar të ‘rekrutojnë’ yllin brazilian nga Parisi.

Por, sulmuesi anësor nuk ka ndonjë dëshirë që të transferohet në Madrid, përkundrazi preferon kthimin në ‘Camp Nou’./Bota Sot/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.