Neymar nuk lëviz nga Parisi, gati kontrata e re

15.04.2021

Performanca e mirë i yllit brazilian, Neymar ka bërë që të qëndrojë në klubin francez, Paris Saint-Germain (PSG). Shumë klube janë të interesuar për Neymarin, por për shkak të çmimit të lartë nuk kanë bërë ende ndonjë ofertë konkrete. Sipas ‘lEquipe’, Neymar pritet të firmos kontratë të re deri në vitin 2027. Madje klubi parisien […]

Neymar nuk lëviz nga Parisi, gati kontrata e re Foto: Ilustrim

Performanca e mirë i yllit brazilian, Neymar ka bërë që të qëndrojë në klubin francez, Paris Saint-Germain (PSG).

Shumë klube janë të interesuar për Neymarin, por për shkak të çmimit të lartë nuk kanë bërë ende ndonjë ofertë konkrete.

Sipas ‘lEquipe’, Neymar pritet të firmos kontratë të re deri në vitin 2027.

Madje klubi parisien dëshiron ta bëjë këtë pak para ndeshjeve me Manchester Cityn në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Kontratë e 29-vjeçarit me PSG-në skadon në vitin 2022.

Neymar gjatë këtij sezoni në Ligue 1 të Francës ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.