Newcastle e ka identifikuar Shaqirin si një goditje të bujshme për merkaton e verës

28.05.2020

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë tek Newcastle. Klubi anglez i cili pritet të kalojë tek një kompani nga Arabia Saudite, e ka identifikuar sulmuesin kosovar si një goditje të bujshme për merkaton e verës. Newcastle ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një goditje madhështore në merkaton e verës duke përfituar nga mungesa e […]

Newcastle e ka identifikuar Shaqirin si një goditje të bujshme për merkaton e verës Foto: Xherdan Shaqiri (Liverpool FC) - GettyImages

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë tek Newcastle. Klubi anglez i cili pritet të kalojë tek një kompani nga Arabia Saudite, e ka identifikuar sulmuesin kosovar si një goditje të bujshme për merkaton e verës.

Newcastle ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një goditje madhështore në merkaton e verës duke përfituar nga mungesa e tij aktivizimit në Liverpool.

Ndërkombëtari i Zvicrës, ishte alternativ për Jurgen Klopp dy vjet më parë dhe ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë në klub, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitojë Champions League.

Por sezoni aktual nuk ishte aq i thjeshtë për Shaqirin , ndikuar nga dëmtimet ai ka grumbulluar vetëm 10 paraqitje,  e fundit prej të cilave ishte si një zëvendësues i minutës së 89-të në Tottenham më 11 janar.

Roma dhe Sevilla shfaqën interes për sulmuesin kosovar gjatë merkatos së janarit, por Klopp nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në huazim, pasi ishin në garë në 3 kompeticione, raporton OraNews.

Por situata mund të ndyrshojë në këtë merkato, dhe Newcastle, që pritet të kalojë tek një biznesmen nga Arabia Saudite, kanë bërë kontakte me përfaqësuesit e shaqirt për ta afruar atë në verë.

Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milion sterlina ka edhe tre vite kontratë, por ai pritet të ndryshojë ambient, pasi të kuqtë nënshkruan në janar me Takumi Minamino nga Salzburg.

Newcastle synon të ndërtojë një skuadër kompetitive në merkaton e verës dhe përvec Shaqirit ka treguar interes për të afruar Filipe Kutinjon nga Barcelona, Willian nga Chelsea.