Nesër zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës

Të premtën zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës.

Të premten do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës, ku Z Mobile Prishtina është nikoqire e Bashkimit dhe Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin.

Të dyja ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 19:00.

Z Mobile Prishtina në ndeshjen e parë gjysmëfinale pa problem ka triumfuar ndaj Bashkimit, derisa në anën tjetër Rahoveci ka shënuar fitore si mysafir në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit.

Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore.

Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.

Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje.

Përparësinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.

Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform Propozicioneve të Garave.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.