Nesër Ylli pret Z Mobile Prishtina në palestrën “13 Qershori”

Nesër, klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli e pret Prishtinën në palestrën sportive “13 Qershori”, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy ekipeve, në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet nesër më 16 Shkurt 2019, ku klubi K.B. Golden Eagle Ylli është vendas, e cila zhvillohet në ora 19:00, tek palestra sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshja e xhiros së 19 të Superligës së Kosovës në Basketboll, njëherit ndeshja e dytë si vendas për pjesën e dytë të kampionatit.

Data: Të Shtunën 16.02.2019
Ora: 19:00
Vendi: Palestra “13 Qershori”
Qyteti: Suharekë

RAPORTO