Nesër Ylli pret Borean në palestrën “13 Qershori”

12.03.2019

Nesër, klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli e pret Borean në palestrën sportive “13 Qershori”, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy ekipeve, në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll. Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet nesër më 13 mars 2019, ku klubi K.B. Golden Eagle Ylli është vendas, e cila zhvillohet në […]

Nesër Ylli pret Borean në palestrën “13 Qershori” Foto: Ilustrim

Nesër, klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli e pret Borean në palestrën sportive “13 Qershori”, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy ekipeve, në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet nesër më 13 mars 2019, ku klubi K.B. Golden Eagle Ylli është vendas, e cila zhvillohet në ora 19:00, tek palestra sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Kjo ndeshje do të jetë në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll, njëherit ndeshja do të jetë si vendas për pjesën e dytë të kampionatit.

Data: Të Mërkurën 13.03.2019
Ekipet: KB Golden Eagle Ylli vs. Borea
Ora: 19:00
Vendi: Palestra “13 Qershori”
Qyteti: Suharekë