Nesër superndeshje në Superligë, SC Gjilani – FC Ballkani

Nesër superndeshje në Superligë, SC Gjilani – FC Ballkani
Çlirim Gashi

23.02.2021 / Sport

Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në këtë mesjavë.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë në Gjilan, aty ku SC Gjilani do të përballet ndaj FC Ballkanit.

Ky takim luhet të mërkurën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kujtojmë se të dielën u zhvillua ndeshja në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 1-0, ishte Mirlind Daku i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 80’të.

RAPORTO