Nesër superndeshje në Superligë, Llapi – Ballkani, një pikë larg titullit historik

30.04.2022

Dy takime do të zhvillohen të shtunën, ndërsa tri të tjera të dielën. Sot do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, takim ky që luhet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Po ashtu, sot do të luhet edhe ndeshja mes Ulpianës dhe Gjilanit, ku edhe ky duel zhvillohet me […]

Nesër superndeshje në Superligë, Llapi – Ballkani, një pikë larg titullit historik Foto: Ilustrim

Dy takime do të zhvillohen të shtunën, ndërsa tri të tjera të dielën.

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, takim ky që luhet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po ashtu, sot do të luhet edhe ndeshja mes Ulpianës dhe Gjilanit, ku edhe ky duel zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërkaq, vëmendja e kësaj xhiroje është tek superndeshja mes Llapit dhe Ballkanit.

Në këtë takim Llapi është nikoqir i suharekasve, ku kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra nga Suhareka me një barazim eventual në “Zahir Pajaziti” mund ta festojë titullin historik të kampionit dhe njëkohësisht edhe daljen e parë në Evropë.

Ballkani nuk ka qenë kurrë më afër titullit të kampionit të Kosovës. Skuadra nga Suhareka e dominoi fund e krye sezonin 2021/22, i cili do të mbyllet pas pesë xhirosh.

Ekipi Portokalli e sheh veten në pozitë të lakmueshme me 14 pikë më shumë se skuadrat ndjekëse. Ndërsa Llapi ndodhet në vendin e 4-të me 53 pikë.

Suharekasve do t’ju mjaftojë vetëm një pikë me Llapin në udhëtim për ta siguruar edhe matematikisht titullin.

Ndryshe, në program është paraparë që në këtë xhiro të zhvillohet edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Malishevës si dhe ajo mes Dritës dhe Drenicës.