Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit si dhe zhvillohen dy ndeshje revyale për nder të Legjendës

22.07.2021

Nesër në orën 18:00 do të bëhet përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të Legjendës. Kjo ceremoni do të organizohet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do të vendoset shtatorja e Legjendës së futbollit mbarëkombëtar.  Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë kryeministri Albin Kurti, Ministri i […]

Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit si dhe zhvillohen dy ndeshje revyale për nder të Legjendës Foto: Ilustrim

Nesër në orën 18:00 do të bëhet përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të Legjendës.

Kjo ceremoni do të organizohet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do të vendoset shtatorja e Legjendës së futbollit mbarëkombëtar. 

Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, familja Vokrri si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Ndërkaq, pas ceremonisë së zbulimit të shtatores, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të zhvillohet turneu me rastin e ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri.

Në ndeshjen e parë e cila fillon në ora 19:00 do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Legjenda, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas në fushën e gjelbër do të zbresin disa prej emrave më të shquar të futbollit mbarëkombëtar, pasi do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë.