Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

18.09.2021

Xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante. Sfida shumë interesante është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që zhvillohet të shtunën. Derbi i vjetër i basketbollit që pritet të jetë shumë interesant. Këto skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan pejanët 83:76. Të dy skuadrat […]

Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Sfida shumë interesante është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që zhvillohet të shtunën. Derbi i vjetër i basketbollit që pritet të jetë shumë interesant. Këto skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan pejanët 83:76. Të dy skuadrat e filluan me fitore bindëse kampionatin, ku Prishtina mundi Dritën, kurse Peja triumfoi ndaj Bashkimit.

Finalistët e Superkupës, Trepça dhe Prizreni 16 përballen të dielën në një super sfidë. Mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime nga stinori i kaluar, kurse prizrenasit pasi fituan Superkupën, kanë rritur ambiciet. ‘Xehetarët’ në xhiron e parë mposhtën Golden Eagle Yllin, kurse basketbollistët prizrenas shënuan fitore ndaj Rahovecit.

Golden Eagle Ylli-Bashkimi është një tjetër ndeshje që rikujton takimet e Superkupës, pasi këto dy skuadra u përballen edhe në çerekfinale të Kupës, ku fituan bindshëm therandasit, që shihen favoritë edhe për sfidën e së dielës.

Ndeshja KB Ylli – KB Bashkim do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 19:00, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ndërkohë, dy skuadrat që e nisën me humbje stinorin e ri, Rahoveci dhe Drita do të ndeshen të shtunën. Pas humbjes nga Prizreni 16, përkatësisht Sigal Prishtina, këto dy skuadra shpresojnë në fitoren e parë për këtë edicion.

Takimet do të zhvillohen me 100 shikues, gjithmonë duke respektuar masat anti Covid, si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale. Po ashtu do të kërkohet të kenë certifikatën e vaksinimit (ose njërën dozë) ose të testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

E shtunë
17:00 Rahoveci – RC Cola Drita                                                              
19:00 Sigal Prishtina – Peja                                    

E dielë
17:00 Trepça – Prizreni 16                                       
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi