Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi

17.09.2021

Në këtë mesjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 4-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Ndërsa, vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së 5-të të kësaj gare më të madhe të klubeve kosovare. Xhiro e 5-të zhvillohet në fundjavë, ku dy takime luhen nesër (18 shtator) dhe […]

Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi Foto: Ilustrim

Në këtë mesjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 4-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa, vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së 5-të të kësaj gare më të madhe të klubeve kosovare.

Xhiro e 5-të zhvillohet në fundjavë, ku dy takime luhen nesër (18 shtator) dhe tre të tjera të dielën (19 shtator).

Ndeshja që ka vëmendjen e kësaj xhiro-je është ajo e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani – Llapi.

Ballkani tashmë veçse ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa Llapi ka arritur në 4 xhiro të grumbullojë 2 pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo e cila zhvillohet gjatë ditës së dielë, ku Drenica përballet me Dritën.

Gjithashtu, ndeshje e zjarrtë do të zhvillohet të dielën në mes të Dukagjinit dhe Prishtinës.

Më poshtë të gjitha çiftet e xhiros së katërt dhe orari i tyre:

E shtunë
Ballkani – Llapi, ora 16:00
Malisheva – Feronikeli, ora 16:00

E dielë
Gjilani – Ulpiana, ora 16:00
Dukagjini – Prishtina, ora 16:00
Drenica – Drita, ora 16:00