Nesër ndeshja e kthimit gjysmëfinale Feronikeli ndaj Ballkanit

Nga nesër zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndër ta do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit ndërmjet Ferronikelit dhe Ballkanit.

Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të zhvillohen nga nesër duke filluar nga ora 16:00, ku do të përballen Feronikeli ndaj Ballkanit dhe Trepça 89′ ndaj Vëllaznimit.

Skuadra e Feronikelit në ndeshjen e parë ndaj Ballkanit ka fituar me rezultat 2:1, ku kjo ndeshje u zhvilla në Suharekë, kurse skuadra Trepça 89′ ndeshjen e parë ndaj Vëllaznimit e ka fituar me rezultat 4:0, ku ndeshja u zhvilla në Gjakovë.

Finalja e kësaj gare do të zhvillohet në fund të këtij muaji, kurse fituesi siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, saktësisht në parakualifikime të Ligës së Evropës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.