Nesër ndeshja e katërt gjysnëfinale, Golden Eagle Ylli – Rahoveci

Nesër ndeshja e katërt gjysnëfinale, Golden Eagle Ylli – Rahoveci
Çlirim Gashi

01.05.2021 / Sport

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pejë dhe Therandë, ku vendasit janë në epërsi 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Qendra fizioterapeutike PHYSIO CURE CLINIC sjell eksperiencën gjermane në Suharekë

Për herë të parë në Komunën e Suharekës, të premtën më 14 maj në ora 14:00 hapet qendra fizioterapeutike e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës, PHYSIO CURE CLINIC...

Lexo më shumë

Sfidat mes Pejës dhe Ponte Prizrenit ishin mjaft interesante, duke dhuruar basketboll të bukur dhe aksione atraktive. Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, kurse sfida e fundit përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85. Nëse Peja fiton, atëherë do të kualifikohet në finale, kurse nëse fiton Ponte Prizreni do të zhvillohet edhe përballja e pestë në Prizren.

Golden Eagle Ylli-Rahoveci është po ashtu një përballje shumë interesante, me vendasit që duan finalen dhe Vreshtarët që nuk duan të dorëzohen. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68. Fitorja e dërgon Yllin në finale, kurse fitorja për Rahovecin do të thotë që barazon serinë në 2:2, e më pas do të zhvillohej sfida e pestë në Rahovec.

Orari

E diel

17:00 Peja – Ponte Prizreni (2:1)

20:15 Golden Eagle Ylli – Rahoveci (2:1)

RAPORTO