Nesër ndeshja Dukagjini – Ballkani, këta janë gjyqtarët

03.07.2020

Janë publikuar gjyqtarët e javës së 28-të në Ipko Superligë, takime këto që zhvillohen në këtë fundjavë. Ndeshjën e nesërme Dukagjini-Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati. Derisa Ballkani qëndron në vendin e tretë me 53, Dukagjini ka vetëm 10 pikë […]

Nesër ndeshja Dukagjini – Ballkani, këta janë gjyqtarët Foto: Ilustrim

Janë publikuar gjyqtarët e javës së 28-të në Ipko Superligë, takime këto që zhvillohen në këtë fundjavë.

Ndeshjën e nesërme Dukagjini-Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.

Derisa Ballkani qëndron në vendin e tretë me 53, Dukagjini ka vetëm 10 pikë dhe gjendet në vendin e fundit dhe në zonë të kuqe.

Sfida ndaj Dukagjinit duket të jetë e lehtë për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që në ndeshjet e fundit Ballkani ka treguar një performancë tejet të mirë.