Nesër ndeshja Bullgaria ndaj Kosovës

Sot Kombëtarja e Kosovës përballet me Kombëtaren e Malit të Zi në stadiumin e qytetit Podgoricë, ku kjo ndeshje do të jetë për rrugëtimin e Kosovës drejt Euro2020.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër më 10 Qershor, ku Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire, ndeshja fillon nga ora 20:45, në Sofje tek Vasil Levski National Stadium.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për shkak që kjo ndeshje na dërgon drejt Euro2020.

Dardanët e prirë nga Bernard Challandes edhe në stërvitje kanë qenë me disponim shumë të mirë, teksa e presin me entuziazëm ndeshjen me synimin për ta vazhduar ciklin e rezultateve pozitive.

Së bashku vazhdojmë ëndrrën. Së bashku me Luanët tanë. Së bashku drejt Europianit.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët për këtë ndeshje. Treshja e gjyqtarëve janë nga Danimarka.

Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.