Nesër ndeshja Ballkani – Ulpiana, i besohet këtij gjyqtari
Pas një pushimi të klubeve për shkak të ndeshjeve të shtatorit për Kombëtaren e Kosovës, nesër rifillon edicioni i Superligës së Kosovës. Nesër do të zhvillohet xhiro e tretë në kuadër të Superligës së Kosovës, ku na presin ndeshje tejet interesante. Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve […]
Pas një pushimi të klubeve për shkak të ndeshjeve të shtatorit për Kombëtaren e Kosovës, nesër rifillon edicioni i Superligës së Kosovës.
Nesër do të zhvillohet xhiro e tretë në kuadër të Superligës së Kosovës, ku na presin ndeshje tejet interesante.
Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve që i kanë bërë gjatë afatit kalimtar të verës si dhe përgatitjet intensive.
Nesër FC Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku në xhiron e tretë do të presë Ulpianën.
Ndeshja Ballkani – Ulpiana, do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Këtë ndeshje pritet ta drejtojë treshja: Genc Nuza, Granit Hyseni dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Shpëtim Murtezi, AVAR: Edmond Zeqiri dhe operator do të jetë Shpetim Berisha.
Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Agim Hasani.