Nesër ndeshja Ballkani – Llapi në Suharekë, i besohet këtij gjyqtari

17.09.2021

Në mesjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së katërt, ndërsa në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 5-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në xhiron e 5-të të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante. Nesër Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku në xhiron e […]

Nesër ndeshja Ballkani – Llapi në Suharekë, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Në mesjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së katërt, ndërsa në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 5-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në xhiron e 5-të të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante.

Nesër Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku në xhiron e 5-të do të presë skuadrën e Llapit.

Ndeshja Ballkani – Llapi, do të zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Alban Shala, Lumturije Muhadri dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Burim Jahmuarataj, AVAR: Arben Halilaj dhe operator do të jetë Valon Bllacaku.

Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Agim Hasan.