Nesër ndeshja Ballkani – Llapi, këta janë gjyqtarët

Janë publikuar gjyqtarët e javës së 29-të në Ipko Superligë, takime këto që zhvillohen në këtë javë.

Ndeshjën e nesërme Ballkani-Llapi, pritet ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Besnik Morina dhe Imran Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Derisa Ballkani qëndron në vendin e tretë me 56, Llapi ka vetëm 39 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë.

Sfida ndaj Llapit duket të jetë e lehtë për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që në ndeshjet e fundit Ballkani ka treguar një performancë tejet të mirë.

Në ndeshjen e së shtunës suharekasit kanë shënuar fitore me rezultatin 5:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në një ndeshje ku shkëlqeu Blendi Baftiu.

LEXO EDHE:  Vëllezërit binjakë nga Suhareka po shkëlqejnë në Gjermani: Kërkohen nga Shqipëria, por duan vetëm fanellën Dardane
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.