Nesër ndeshja Ballkani-Llapi, i besohet këtij gjyqtari

27.04.2021

Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave Ballkani do të presë Llapi në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00. […]

Nesër ndeshja Ballkani-Llapi, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj jave Ballkani do të presë Llapi në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjen Ballkani-Llapi, pritet ta drejtojë treshja: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Meriton Berisha ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Ali Ajeti.