Nesër ndeshja Angli – Kosovë, ‘Dardanët’ më të fortit në grup

09.09.2019

‘Luanët’ e kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar drejt Anglisë, ku nesër do të përballet me kombëtaren e Anglisë, e cila është ndeshja më e rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020. Kosova do të përballet me Anglinë, pas një fitoreje në fundjavë në Prishtinë ndaj Çekisë drejtpërdrejt për vendin e dytë. ‘Dardanët’ do të përpiqen ta […]

Nesër ndeshja Angli – Kosovë,  ‘Dardanët’ më të fortit në grup Foto: Ilustrim

‘Luanët’ e kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar drejt Anglisë, ku nesër do të përballet me kombëtaren e Anglisë, e cila është ndeshja më e rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020.

Kosova do të përballet me Anglinë, pas një fitoreje në fundjavë në Prishtinë ndaj Çekisë drejtpërdrejt për vendin e dytë.

‘Dardanët’ do të përpiqen ta ruajnë ecurinë e përkryer prej 15 ndeshjeve pa humbje, si dhe pozitën e dytë në Grupin A kualifikues.

Po ashtu edhe kombëtarja angleze, ka pasur paraqitje të shkëlqyera në tri ndeshjet e fundit kualifikuese dhe në Grupin A është lidere me 9 pikë.

Ndërsa trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, po ngurron të bëjë ndryshime të mëdha prandaj do të luajë me formacionin më të mirë kundër Kosovës, të cilën e sheh si të më vështirën në Grupin A kualifikues për Euro 2020, sipas mediave britanike.

Southgate e sheh ndeshjen e së martës mbrëma në Southampton kundër Kosovës si shumë më të vështirë se ajo ndaj Bullgarisë, të cilën ekipi kombëtar i tij e fitoi 4:0 ndaj bullgarisë të shtunën.

Bullgaria renditet në vendin e 60-të në FIFA, derisa Kosova pozicionohet e 120-ta. Sidoqoftë, Southgate beson se Kosova është më e fortë se Bullgaria dhe se renditja e Kombëtares dardane është false për faktin se ekipi i saj ka pak vjet që është formuar.

Fitorja e Kosovës kundër Çekisë të shtunën e thekson kërcënimin që përbën ajo.

Ndryshe nesër ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet në Angli në stadiumin St. Mary’s, duke filluar nga ora 20:45.