Nesër gjysmëfinalet në Ligën Unike, Goga Basket – Golden Eagle Ylli

Nesër gjysmëfinalet në Ligën Unike, Goga Basket – Golden Eagle Ylli
Çlirim Gashi

12.04.2021 / Sport

Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Rahoveci-Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante. Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, pas tërheqjes së Teutës, ndërsa Peja ishte më e mirë se Vllaznia e Shkodrës. Të dy skuadrat duan depërtimin në finale dhe të fitojnë trofeun e çmuar që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet një ligë mes Kosovës e Shqipërisë në sportet kolektive.

Goga Basket pasi mundi Tiranën do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin, që mundi Sigal Prishtinën. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh cilësitë e dy skuadrave. Goga për synim të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, kurse Ylli, që ka bërë shumë investime e dëshiron trofeun e parë të Ligës Unike, që njëkohësisht do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Takimet për shkak të masave anti-Covid do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.

Orari

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe

RAPORTO