Nesër derbi Prishtina – Ballkani, orari dhe gjyqtarët e javës së pestë në Superligë

03.09.2022

Superliga e Kosovës në futboll, sot rikthehet me dy ndeshje mjaft interesante. Drita-Llapi do të jetë njëra nga ndeshjet e ditës së shtune, e vlefshme për javën e pestë të Superligës. Ndeshja tjetë e paraparë për sot do të luhet në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Malishevës. Të dy takimet do të fillojnë nga ora […]

Nesër derbi Prishtina – Ballkani, orari dhe gjyqtarët e javës së pestë në Superligë Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll, sot rikthehet me dy ndeshje mjaft interesante.

Drita-Llapi do të jetë njëra nga ndeshjet e ditës së shtune, e vlefshme për javën e pestë të Superligës.

Ndeshja tjetë e paraparë për sot do të luhet në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Malishevës.

Të dy takimet do të fillojnë nga ora 15:00.

Ndërkaq, nesër do të luhen edhe tri ndeshjet që janë në program të javës së pestë.

Derbi i kësaj jave padyshim se do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e pret Ballkanin e Suharekës.

Kjo ndeshje luhet nesër me fillim prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Aktualisht Ballkani gjendet në pozitën e tret me dy ndeshje të zhvilluar, ku ka arkëtuar 6 pikë nga triumfi në ndeshjen e parë ndaj Drenicës dhe ndeshjen e dytë ndaj Dukagjinit.

Ndërkaq, Prishtina ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë, nga 3 ndeshje të zhvilluar ka 2 fitore dhe një barazim.

Në derbin Prishtina – Ballkani do të ndajë drejtësi gjyqtari Visar Kastrati, me dy asistentët Besnik Morina dhe Granit Hyseni, gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti, në VAR do të jetë Granit Pacolli, AVAR Edmond Zeqiri, Operator Naser Krasniqi, vëzhgues i gjyqtarëve Hajriz Hajdari dhe delegat Xhafer Dobra.

Gjithashtu, nesër do të luhet edhe takimi mes Drenicës dhe Ferizajit, si dhe Dukagjini Gjilani, ku këto dy ndeshje nisin me fillim prej orës 15:00.