Derbi pritet të jetë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit në kryeqytet.
Pas nisjes jo shumë të mirë, të dy skuadrat janë në formë dhe do të kërkojnë fitoren e radhës. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, ndërsa kampionët e Kosovës kanë shtatë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante.
Derbi mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00 në pallatin e rinisë në Prishtinë.
Bashkimi do të përballet me Rahovecin, që nuk është në formë, por kërkon këndelljen. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse Vreshtarët dy fitore dhe tetë humbje.
Drita që nuk ka shënuar asnjë fitore në elitë me dhjetë humbje, përballet me Prizreni 16, që ka gjashtë fitore dhe tri humbje.
Xhiroja e 11-të përmbyllet me derbin e rivalëve të vjetër mes Pejës dhe Trepçës. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit kanë tetë fitore dhe dy humbje, duke qenë lidere e Superligës. Sfidat mes këtyre skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.
Superliga – Java 11
E mërkurë
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Rahoveci
E enjte
17:00 Drita – Prizreni 16
19:00 Peja – Trepça