Nesër derbi në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, KB Ylli – KB Bashkimi

20.01.2021

Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse prizrenasit dhjetë fitore dhe pesë humbje dhe do të mundohen tu kthehen fitoreve pas humbjes nga Golden Eagle […]

Nesër derbi në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, KB Ylli – KB Bashkimi Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse prizrenasit dhjetë fitore dhe pesë humbje dhe do të mundohen tu kthehen fitoreve pas humbjes nga Golden Eagle Ylli.

Takim interesant shihet ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe përballja në ‘Karagaçi’ shihet si shumë interesante. Pejanët kanë dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe tri humbje, duke u renditur në vendin e parë.

Të enjten do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça. Bardhekaltrit kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit tri fitore dhe 12 humbje. Bardhekaltrit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë.

Takim i fundit është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Ylli në fundjavë mundi Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi pësoi nga Trepça. Therandasit kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje.

E mërkurë
15:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
17:00 Peja – Rahoveci

E enjte
15:00 Sigal Prishtina – Trepça
17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi