Në sezonin e ardhshëm Massimiliano Allegri tek Real Madridi?

09.01.2019

Massimiliano Allegri është trajneri i përzgjedhur nga Reali i Madridi për sezonin e ardhshëm. Sipas “El Chiringuito”, një program që është shumë pranë klubit “merengues”, presidenti Florentino Perez do të bëjë një tjetër tentativë për ta sjellë atë në kryeqytetin spanjoll, duke trembur kështu skuadrën e Juventusit. “Është Allegri, trajneri që Florentino Perez do për […]

Në sezonin e ardhshëm Massimiliano Allegri tek Real Madridi?

Massimiliano Allegri është trajneri i përzgjedhur nga Reali i Madridi për sezonin e ardhshëm.

Sipas “El Chiringuito”, një program që është shumë pranë klubit “merengues”, presidenti Florentino Perez do të bëjë një tjetër tentativë për ta sjellë atë në kryeqytetin spanjoll, duke trembur kështu skuadrën e Juventusit.

“Është Allegri, trajneri që Florentino Perez do për Realin e Madridit”, deklaroi gazetari spanjoll Edoardo Inda, duke lëshuar kështu lajmin bombastik të afatit kalimtar. “Verën e kaluar, trajneri foli personalisht me Perez dhe ky i fundit, që nga ai moment nuk e ka hequr emrin e tij nga mendja”.

Kontrata e tij me “Zonjën e vjetër” skadon në vitin 2020 dhe synimi i tij është që të fitojë me çdo kusht Championsin këtë vit, sigurisht duke besuar edhe te prania e Cristiano Ronaldos, raporton Klan Kosova.

Kjo është një deklaratë që duket se ka gjetur konfirmim te një tjetër media spanjolle, e përditshmja “OK Diario”. Sipas kësaj të fundit, Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga Mauricio Pochettino, pasi konsiderohet i paarritshëm nga “Los Blancos”-it, duke përqendruar të gjitha forcat tek Allegri, i cili ka ende dilema për vijimin e karrierës së tij, pas sukseseve të shumta me bardhe zinjtë.

Nëse e arrin këtë, atëherë me shumë mundësi ai do të dorëzohet përballë presionit të Florentino Perez, e do të ulet në bankinën e Realit të Madridit. Por, kjo lëvizje mund të realizohet edhe nëse Juventusi dështon në këtë tentativë, me Allegrin që sipas medies spanjolle do t’ia lërë vendin Zidane.

Etiketat

Ofertat e fundit