“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës” – Presidentja falënderon xhudisten për suksesin e arritur

26.07.2021

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kështu duke shkruar historinë për Kosovën. Kjo medalje është e dyta brenda garimit në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Në finale, xhudistja Gjakova ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj […]

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës” – Presidentja falënderon xhudisten për suksesin e arritur Foto: Ilustrim

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kështu duke shkruar historinë për Kosovën.

Kjo medalje është e dyta brenda garimit në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Në finale, xhudistja Gjakova ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Nora Gjakovën për këtë sukses të arritur në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë ditë zie për Kosovën, Nora solli dritën.

Postimi i plotë i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani:

Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!