Në fund të sezonit Barcelona planifikon ta shkarkojë trajnerin Setien!

29.06.2020

Me ardhjen e trajnerit Setien në Camp Nou rezultatet dhe paraqitjet e Barcës nuk janë përmirësuar, dhe si pasojë e kësaj shefat e klubit janë të gatshëm për të vepruar. Barcelona është e përgatitur të shkarkojë Quique Setien, përveç nëse rezultatet përmirësohen në mënyrë drastike dhe ata fitojnë titullin La Liga ose Champions League këtë sezon. Trajneri […]

Në fund të sezonit Barcelona planifikon ta shkarkojë trajnerin Setien! Foto: Ilustrim

Me ardhjen e trajnerit Setien në Camp Nou rezultatet dhe paraqitjet e Barcës nuk janë përmirësuar, dhe si pasojë e kësaj shefat e klubit janë të gatshëm për të vepruar.

Barcelona është e përgatitur të shkarkojë Quique Setien, përveç nëse rezultatet përmirësohen në mënyrë drastike dhe ata fitojnë titullin La Liga ose Champions League këtë sezon.

Trajneri i cili e mori detyrën e Camp Nou në janar si zëvendësim i Ernesto Valverde, ka humbur besimin e dhomës së zhveshjes në Barca, ndërsa bordi i klubit është gjithashtu i pakënaqur me paraqitjet e fundit të klubit.

Në qoftë se paraqitjet e Barcës për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20 nuk kanë ndonjë përmirësim, kuptohet që është e pashmangshme se Setien do të lërë postin e tij.