Në fitoren e djeshme të K.B Golden Eagle Ylli, 4 lojtarë me double-double

11.03.2019

Përkundër mundit të treguar nga vendasit në çerekun e parë të ndeshjes, 25-28, Lipjani nuk ka arritur t’i bëj ballë Yllit, që ka marshuar më pas gjatë ndeshjes drejt fitores së 13 të stinorit. Klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli, ka treguar performancë të lartë veçanërisht në çerek të tretë të ndeshjes kur ka […]

Në fitoren e djeshme të K.B Golden Eagle Ylli, 4 lojtarë me double-double Foto: Ilustrim

Përkundër mundit të treguar nga vendasit në çerekun e parë të ndeshjes, 25-28, Lipjani nuk ka arritur t’i bëj ballë Yllit, që ka marshuar më pas gjatë ndeshjes drejt fitores së 13 të stinorit.

Klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli, ka treguar performancë të lartë veçanërisht në çerek të tretë të ndeshjes kur ka ndalur lipjanasit në 8 pikë, karshi 24 të shënuarave për fitoren përfundimtare 64-96 [25-28, 13-20, 8-24 dhe 18-24].

Gjashtë lojtarë të Yllit kanë luajtur me pikë dyshifrore në ndeshjen e djeshme, derisa Alban Veseli ishte më efikasi me 23 pikë, 7 kërcime e 2 asistime, raporton gazeta “TopSporti”.

Në këtë ndeshje debutoi edhe i riu Leonit Veliu, minuta edhe për Drilon Shalën.

Ndeshja e radhes do të jetë kunder Boreas (kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e shikuesve).

Tabela Aktuale:
Ardit Pepaj, Garrius Holloman, Romelo Banks dhe Leonard Mekaj përfunduan ndeshjem me double-double, Holloman lujati me 17 pikë e 17 kërcime, Banks me 13 pikë e 13 kërcime, ndërsa Mekaj me 12 pikë e 10 asistime. E Pepaj luajti me nga 10 pikë e kërcime në këtë fitore.

Në anën tjetër te Lipjani më i dalluari në ndeshjen e djeshme ka qenë Michael Mitchell me 22 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Derisa Ylli po mban vendin e dytë dhe po synon që të përfundojë stinorin me plasim direkt në gjysëmfinale të PlayOffit, Lipjani po shpreson në mbijetesë përmes një pozite nga PlayOut.