Në Angli janë të sigurtë, Cristiano Ronaldo rikthehet te Manchester United

22.05.2021

Cristiano Ronaldon në Torino e mban vetëm Champions League. Në shtypin anglez janë tepër të bindur që sulmuesi portugez e shikon me sy të mirë një rikthim në Premier League, sidomos në skuadrën e tij të mëparshme te Manchester United. Ta shikojmë yllin portugez me fanellën e “Djajve të Kuq” sërish është një mundësi shumë […]

Në Angli janë të sigurtë, Cristiano Ronaldo rikthehet te Manchester United Foto: Ilustrim

Cristiano Ronaldon në Torino e mban vetëm Champions League.

Në shtypin anglez janë tepër të bindur që sulmuesi portugez e shikon me sy të mirë një rikthim në Premier League, sidomos në skuadrën e tij të mëparshme te Manchester United.

Ta shikojmë yllin portugez me fanellën e “Djajve të Kuq” sërish është një mundësi shumë konkrete pasi vetë drejtues të klubit anglez ia kanë bërë të qartë se kanë interes për ta rikthyer në “Old Trafford”.

Madje raportohet se vetë Solskjaer ka biseduar me Ronaldon dhe i ka shpjeguar sesa i rëndësishëm do të ishte për Man. United dhe lojtarin një rikthim i tij në në stadiumin ku ai mori famë.

Vetëm një kualifikim në Champions League i Juventusit do të shpëtonte “divorcin” mes palëve ndërsa në rastin e kundërt, sulmuesi portugez do të ishte një barrë e rëndë financiare për bardhezinjtë dhe kalimi te Man. United si një shpëtim për të gjitha palët.

25 mln euro do të kërkonte Juventusi për kartonin e Ronaldos në rast transferimi, për të mos humbur asgjë në bilanc por fillimisht “Zonja e Vjetër” duhet të mbyllë sezonin dhe në varësi të rezultatit do të diskutohet edhe e ardhmja e Ronaldos të cilin e tundon së tepërmi rikthimi te Man. United për të rigjetur lavdinë e dikurshme.