Ndodhë ‘mrekullia’ – Autogoli ia jep fitoren Juventusit

Vjen edhe goli i shtatë në takimin ndërmjet Juventusit dhe Napolit.

Goli i katër erdhi nga pakujdesia e Koulibaly i cili shënoi autogol në portën e Napolit, duke ia dhuruar kështu fitoren skuadrës së Juventusi.

Kjo ndeshje ishte një dramë e vërtetë, me shumë gola të shënuar gjithsej shtatë gola, pra katër nga skuadra e Sarrit e tre nga ajo e Ancelotit.

Realizatorët e golave për Juventusin ishin, Danilo minuta e 16’të duke vazhduar me Higuaini minuta e 19’të dhe radha ishte për portugezin, Cristiano Ronaldo, i cili e bombardojë portën e Napolit në minutën e 62’të të takimit, raporton GazetaBlic.

Por e papritura ndodhi krejt në fund, kur mbrojtës i Napolit shënoi pa dashje në portën e skuadrës së tij, për t’ia dhuruar kështu fitoren ‘Zonjës së Vjetër’.

Ndërkaq për Napolin golat i shënuan, Maolas, Lozano dhe Di Lorenzo.

Pra,takimi Napoli – Juventus u mbyll me rezultat finale në 4:3.

RAPORTO