“Ndizet” Jetmir Topalli, dardani shënon dopietë në Turqi

15.12.2020

Jetmir Topalli la vitin e shkuar Ballkanin dhe u transferua në elitën e futbollit turk, ku luan me Malatyaspor. Sulmuesi nuk e ka nisur keq, duke gjetur nga një gol në Kupë dhe kampionat, teksa sot ai ka shpërthyer me një dygolësh. 22-vjeçari ishte titullar sot në ndeshjen e Kupës ndaj Hekimoglu Trabzon dhe arriti […]

“Ndizet” Jetmir Topalli, dardani shënon dopietë në Turqi Foto: Ilustrim

Jetmir Topalli la vitin e shkuar Ballkanin dhe u transferua në elitën e futbollit turk, ku luan me Malatyaspor.

Sulmuesi nuk e ka nisur keq, duke gjetur nga një gol në Kupë dhe kampionat, teksa sot ai ka shpërthyer me një dygolësh.

22-vjeçari ishte titullar sot në ndeshjen e Kupës ndaj Hekimoglu Trabzon dhe arriti të shënojë dy golat e parë të sfidës në minutat 4 dhe 39, duke i dhënë Malatyaspor sigurinë për të shkuar te fitorja.

Ky ishte goli i katërt i tij në total, teksa ka gjetur menjëherë vend në formacionin e skuadrës turke. Pas golit të tij Malatyaspor shënoi edhe tre të tjerë, duke plotësuar “manitan” në këtë sfidë.