Ndeshjet e shtatorit për Kombëtaren e Kosovës, Vojvoda: Hyjmë për fitore, nuk do jenë ndeshje të lehta

31.08.2021

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur dje përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës. Në stërvitjen e djeshme në ‘Fadil Vokrri” të pranishëm ishin 19 nga 24 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Challandes, derisa Amir Rrahmani, Bersant Celina, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj dhe Astrit Selmani do t’i bashkohen ekipit në […]

Ndeshjet e shtatorit për Kombëtaren e Kosovës, Vojvoda: Hyjmë për fitore, nuk do jenë ndeshje të lehta Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur dje përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.

Në stërvitjen e djeshme në ‘Fadil Vokrri” të pranishëm ishin 19 nga 24 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Challandes, derisa Amir Rrahmani, Bersant Celina, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj dhe Astrit Selmani do t’i bashkohen ekipit në ndërkohë.

Atmosfera te Dardanët ishte mjaft e mirë, ashtu sikurse edhe kushtet për stërvitje. Si zakonisht stërvitja e parë ishte pa ngarkesë të madhe fizike, teksa futbollistët që kishin ndeshje të dielën u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të martën në orën 12:15, derisa të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë për në Gjeorgji.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur para tri ndeshjeve të shtatorit.

Vojvoda tha se shpreson që të arrijnë fitore, por e di që nuk do jenë të lehta.

“Shpresoj që do bëjmë rezultate të mira, kemi me u munduar të hyjmë për fitore, por duhet me marrë parasysh se nuk do jenë ndeshje të lehta”.

“Nuk duhet me menduar që kemi me pas lehtë, shembull kundër Spanjës, sepse Spanja nuk është skuadër e lehtë si Greqia. Nuk duhet me marrë me mendje që do jetë e lehtë, duhet të mendojmë se ka me qenë ndeshje e vështirë si Gjeorgjia, tre lojërat janë të vështira. Synimi është me marrë pikë, e kemi një të mirë që do luajmë dy lojë në shtëpi dhe kemi pak tifozë me vete, kështu që ishalla ka me ndryshu najsen dhe mentalitetin pozitiv”, theksoi ai për faqen zyrtare të FFK-së.