Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt

22.01.2022

Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ju informon se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit. Ju lutem ta respektoni Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilin e gjeni më poshtë:  Sporti dhe […]

Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt Foto: Ilustrim

Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ju informon se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit.

Ju lutem ta respektoni Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilin e gjeni më poshtë: 

Sporti dhe rekreacioni

63. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

64. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.

65. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.