Ndeshje të “nxehta” sot në Suharekë, zhvillohen dy gjysmëfinalet në “FINAL 8”
Tashmë edhe zyrtarisht është hapur “FINAL 8” Kupa e Kosovës, ku u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante. Dje ishte dita e dytë e këtij edicioni, ku u luajt ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Pejës. Kjo ndeshje dhuroi spektakël, prishtinasit mposhtën pejanët me rezultat 88:90 (15:23, 24:15, 23:26, 26:26). Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe […]
Tashmë edhe zyrtarisht është hapur “FINAL 8” Kupa e Kosovës, ku u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante.
Dje ishte dita e dytë e këtij edicioni, ku u luajt ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Pejës. Kjo ndeshje dhuroi spektakël, prishtinasit mposhtën pejanët me rezultat 88:90 (15:23, 24:15, 23:26, 26:26).
Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit, ku prizrenasit fituan me rezultat 109:106 (29:31, 22:13, 23:28, 20:22, 15:12). Kështu KB Ponte Prizreni kalon në gjysmëfinale.
Ndërsa edhe sot në ditën e tretë të Kupës së Kosovës pritet të ketë ndeshje të “nxehta” në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Fillimisht në ora 16:00, do të luhet derbi i rivalëve në mes Ylli dhe Rahovecit.
Të dy skaudrat janë shoqëruar nga një rivalitet i madh ndër vite dhe ashtu pritet të jetë në parket edhe sot.
Ylli triumfoi bindshëm ndaj Bashkimit, ndërsa Rahoveci triumfoi minimalisht ndaj Trepçës në çerekfinale.
Në anën tjetër, në ora 19:00, Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina luajnë gjysmëfinalen e dytë.
Edhe kjo do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, aq më tepër kur dihet që dy skuadrat vijnë nga dy ndeshje të fituara minimalisht në çerekfinale.
Sigal Prishtina fitoi ndaj Pejës, kurse Ponte ndaj Vëllaznimit.
Fituesit e këtyre dy përballjeve do të duelojnë në finalen e madhe ditën e dielë.