Nesër ndeshje interesante në Superligë, Dukagjini – Ballkani

19.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen sot (e martë, 19 tetor) dhe nesër (e mërkurë, 20 tetor). Kjo javë do të fillojë me tri ndeshje hapëse, ku Prishtina e pret Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ulpiana e pret Llapin në stadiumin […]

Nesër ndeshje interesante në Superligë, Dukagjini – Ballkani Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen sot (e martë, 19 tetor) dhe nesër (e mërkurë, 20 tetor).

Kjo javë do të fillojë me tri ndeshje hapëse, ku Prishtina e pret Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ulpiana e pret Llapin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe Feronikeli e pret Dritën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc.

Të tri këto ndeshje do të zhvillohen sot me fillim prej orës 13:00.

Ndërsa, nesër (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante, ku Dukagjini e pret Ballkanin dhe Gjilani – Drenicën.

Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku edhe këto dy takime të së mërkurës zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen Dukagjini – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Mervan Bejtullahu, Faton Jakupi dhe Zgjim Brahimi, ndërsa gjqytar i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Në sistemin VAR do të jetë Dardan Çaka, AVAR: Arben Halilaj, Operator: Albert Vokshi, Vëzhgues i gjyqtarëve: Hajriz Hajdari dhe Delegat: Liridon Poroshtica.