Ndeshje interesante në La Liga, Barcelona-Getafe, formacionet e mundshme

22.04.2021

Pas disa ditësh pushim, sonte rikthehet La Liga me disa ndeshjet tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje është përballja e Barcelonës ndaj Getafes. Klubi i drejtuar nga Ronald Koeman e pret në shtëpi Getafen, ku kjo përballje do të fillojë nga ora 22:00. Ndeshja e sontme zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”. Po ashtu sonte në […]

Ndeshje interesante në La Liga, Barcelona-Getafe, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Pas disa ditësh pushim, sonte rikthehet La Liga me disa ndeshjet tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje është përballja e Barcelonës ndaj Getafes.

Klubi i drejtuar nga Ronald Koeman e pret në shtëpi Getafen, ku kjo përballje do të fillojë nga ora 22:00.

Ndeshja e sontme zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Po ashtu sonte në kuadër të La Ligas do të zhvillohet ndeshja Atletico Madrid – SD Huesca, ku kjo ndeshje pritet të fillojë në ora 19:00 në stadiumin “Estadio Wanda Metropolitano”.

Ndërkohë do të zhvillohen edhe ndeshjet: Granada – Eibar, Real Sociedad – Celta Vigo.

Aktualisht në renditjen tabelare të ligës spanjolle, Barcelona ndodhet në pozitën e 4-të me 65 pikë, ndërsa Getafe në pozitën e 15-të me 31 pikë.

Formacionet e mundshme

Barcelona: Ter Stegen, Mingueza, Pique, Lenglet, Dest, De Jong, Busuqets, Pedri, Alba, Griezmann, Messi.

Trajner: Ronald Koeman

Getafe: Soria, Suarez, Djene, Chakla, Olivera, Alena, Maksimovic, Arambarri, Cucurella, Unal, Mata.

Trajner: Pepe Bordalas